WhatsApp vazhdon me taktikën e saj të lëshimit të veçorive të reja dhe interesante njëra pas tjetrës.
WhatsApp tani po prezanton një veçori të re për ndarjen e ekranit brenda video thirrjeve, e cila duhet të ndihmojë përdoruesit gjatë takimeve të biznesit ose bisedave private, shkruan Katror.info.
Mark Zuckerberg, kreu i Meta, thekson se WhatsApp po shton një funksion të ri që së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë.
Pritet që opsioni i ri mund të jetë një konkurrencë e madhe ndaj asaj që ofrojnë aplikacionet e tjera të thirrjeve video, si Google Meet dhe Zoom, të cilat tani do të duhet të bëjnë një përpjekje shtesë për të qenë më konkurruese.
Për të përdorur funksionin e ndarjes së ekranit gjatë një videotelefonate WhatsApp, duhet të shtypni butonin “Share” kur jeni në një telefonatë video dhe të zgjidhni atë që dëshironi të shfaqni.
Aktualisht, është e mundur të shtoni deri në 32 persona në një telefonatë video, e cila është e përshtatshme për takime më të vogla. /Katror.info