Në Belgjikë ekziston një pijetore e pazakontë ku, nëse doni të shijoni një gotë birrë, duhet të jepni peng një këpucë. Duket se disa vizitorëve të këtij pubi nuk janë të interesuar vetëm për birrën, por edhe për gotat e birrës.
Në Belgjikë, e njohur për traditën e saj të pasur të birrës, çdo birrë derdhet në një gotë me formë specifike që nxjerr në pah më së miri aromat dhe karakteristikat e atij lloji të birrës. Kohët e fundit ka pasur një tendencë të vjedhjes së gotave si suvenire, gjë që ka shqetësuar shumë pronarë, shkruan Katror.info.
Për t’iu kundërvënë kësaj sfide, disa lokale kanë marrë masa për të mbrojtur gotat e tyre, të cilat mund të kushtojnë deri në 50 euro secila.
Ndërkohë që disa bare kanë prezantuar gota me kode kundër vjedhjes, pijetorja Dulle Griet në Gent vendosi të jetë më kreativ dhe vendosi një rregull që çdo mysafir që dëshiron të pijë birrë duhet të lërë një këpucë si garanci.
E veçanta e Dulle Grieta janë gotat e tyre të mëdha që kanë mbështetëse druri për të qëndruar në këmbë. Jo vetëm që janë praktike, por duken edhe elegante, duke i dhënë një prekje të veçantë përvojës së birrës belge.
Duhet theksuar se në Dulle Griet çdo këpucë ka vlerën e vet, ndaj pronari i lokalit, zoti Alex Vrindt, tregon se disa këpucë nuk kanë vlerë sa një gotë e birrës së tyre. Prandaj shumë mysafirë janë gati të lënë këpucët e tyre përgjithmonë në këmbim të një gote. /Katror.info