Një rregull që ndalon buzëqeshjen në fotot e pasaportave dhe dokumentet e tjera ka një arsye të fortë teknike dhe sigurie. Kjo lidhet me përdorimin e sistemeve të njohjes së fytyrës, të cilat janë të përhapura në aeroporte dhe pika kufitare. Në shumë vendet, kompjuterët përdoren për të skanuar pasaportat dhe për të verifikuar identitetin e udhëtarëve, në vend të oficerëve të imigracionit, shkruan Top Albania Radio.

Pavarësisht se njerëzit mund të njohin fytyrën e tyre lehtësisht, makinat që përdoren për njohjen e fytyrës nuk janë aq të sofistikuara. Për të krahasuar një foto 2D me fytyrën 3D të një personi, algoritmet duhet të matnin me saktësi disa karakteristika të fytyrës, si distanca midis syve, hundës dhe gojës, dhe shumë të tjera. Buzëqeshja mund të krijojë probleme në këtë proces, pasi ajo ndryshon përmasat e fytyrës dhe mund të bëjë më të vështirë përcaktimin e këtyre karakteristikave. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që në fotot e pasaportave dhe dokumenteve të tjera, udhëtarët të mbajnë një shprehje të qetë, pa buzëqeshje, për të lehtësuar procesin e verifikimit të identitetit. /Katror.info
Përgatiti:
