Ndonëse shihet si figurë e diskutueshme, fakti qëndron se Perandori Napoleoni I e udhëhoqi Francën nga rrënojat e Revolucionit drejt paqes dhe stabilitetit politik. Për 14 vjet, nga ngritja e tij në gradat e ushtrisë, nëpërmjet emërimit të tij në Konsullin e Parë dhe më në fund në perandor, gruaja e tij Joséphine ishte pranë tij.
Lidhja e tyre ka krijuar legjenda për vite me radhë, duke u mbajtur si mishërim i romancës, bazuar në letrat e perandorit drejtuar gruas së tij.
Por, sa është e vërtetë që Jozefina ishte e vetmja dashuri e vërtetë e Napoleonit, se vetëm ajo ishte kurorëshkelëse, apo që ambiciet e tij militariste ishin të nxitura nga marrëdhënia e tyre? E vërteta është aq komplekse sa edhe dy personazhet e përfshira.
Parisi dhe takimi
Në kohën kur Jozefina e takoi Napoleonin ishte kurtizanja më e shtrenjtë në Francë, e cila në atë kohë quhej Rose. Në moshën 32-vjeçare, u burgos gjatë Mbretërimit të Terrorit dhe mezi i shpëtoi gijotinës. Perandoresha e ardhshme u lirua pas përfundimit të Terrorit – por jo pa pasoja. Historianët kanë shkruar për ankthin ekstrem mendor që ajo pësoi gjatë burgimit dhe se si u shfaq në sjelljen e saj të mëvonshme nëpërmjet shpenzimeve joserioze, çështjeve romantike dhe nevojës për siguri.
Napoleoni vinte po ashtu nga një familje me pasuri në rënie. Që në moshë të re ai luftoi me pasiguritë e lindura rreth klasës, parave dhe inteligjencës.Ndërveprimi i tyre, së bashku me ndjeshmërinë e tij të vazhdueshme ndaj kritikave, nxitën ambiciet e tij. Në kohën kur e takoi Jozefinën, ai ishte një gjeneral i një ushtrie premtuese, megjithëse fizikisht jo tërheqës, ende i rrënuar me komplekse të panumërta inferioriteti dhe larg perandorit, kur do të bëhej pas 10 vitesh.
Bashkim për nevoja të tyre
Për një Napoleon të pasigurt, ajo e kompensoi me përvojën seksuale, sofistikimin shoqëror dhe lidhjet aristokratike. Rose fillimisht nuk ishte e interesuar për martesën, por ndërsa pozita ushtarake e Napoleonit u rrit, rezistenca e saj u shkri. Për Rozën, Napoleoni përfaqësonte sigurinë dhe stabilitetin financiar pas tmerreve të burgosjes së saj. Ai ndryshoi emrin e saj të mesëm dhe që atëherë e quajti veten Joséphine.
Dy ditë pasi u martuan, Napoleoni u largua për ta udhëhequr ushtrinë franceze në Itali – fillimi i një fushate vendimtare që do të riformonte peizazhin politik të Evropës, duke e katapultuar atë në famë. Ishte ndarja e pare e tyre nga shumë ndarjet e shkaktuara nga ushtria.
Zemërimi i Napoleonit për Jozefinën është i dukshëm në letrat e shumta që ai i shkruante kur ishte larg, ndonjëherë më shumë se një herë në ditë. Fjalët e tij luhaten mes mallit, epshit, posesivitetit, fyerjeve dhe akuzave. Historiani Adam Zamoyski për National Geographic i përshkruan letrat e Napoleonit nga Italia si shprehje të një “frenie adoleshente” që Jozefina e konsideronte “qesharake dhe të turpshme”.
Përgjigjet e rralla të Jozefinës e irrituan Napoleonin; ajo ishte e zënë, pasi kishte marrë një të dashur menjëherë pas largimit të tij. Gjenerali gjithashtu filloi lidhje të shumta. Kur Napoleoni u ftoh, Jozefina iu përgjigj me shpenzime të mëdha dhe shantazh emocional. Kjo bëri që ai gradualisht të largohej, duke menduar për divorcin.
Mirëpo, në vend të kësaj e fali Jozefinën, megjithëse jo pa interes vetjak: Familja e forcoi fuqinë e tij politike dhe aftësitë diplomatike të gruas së tij ishin të paçmueshme. Ajo ishte e njohur dhe i siguronte hirin dhe etiketën që atij i mungonin. Jozefina mishëroi fuqinë e tij me stilin e veshjes, sjelljen, koleksionin e artit dhe stolitë që rivalizonin atë të Marie Antoinette. Siç tha Napoleoni, “Unë fitoj beteja, por Joséphine fiton zemrat”.
Fjalët e tyre para vdekjes
Si një parakusht për kurorëzimin e çiftit si perandor dhe perandoreshë në 1804, ata iu nënshtruan një ceremonie martesore fetare, por siguria që Jozefine ndjeu ishte e përkohshme. Në 1809, ata u divorcuan për shkak të dështimit të saj për ta lënë një trashëgimtar.
Mirëpo, Napoleoni u sigurua që Jozefina ta ruante titullin, strehimin dhe kompensimin e saj. Pavarësisht martesës së tij të mëvonshme me Kryedukeshën Marie-Louise të Austrisë dhe lindjes së një trashëgimtari, Napoleoni mbajti një përkushtim dhe komunikim të përzemërt me ish-gruan e tij, e cila e mbështeti atë deri në internimin e tij në Elba në prill 1814.
Madje thuhet se kur Joséphine vdiq vetëm disa javë më vonë, shumë persona thanë që vdiq nga zemra e thyer edhe pse besohet që arsyeja e vërtetë është nga pneumonia. Fjalët e saj të fundit ishin “Bonaparte…Elba…Mbreti i Romës”. Çuditërisht ata kanë njëfarë ngjashmërie therëse me fjalët e fundit. Napoleoni 7 vjet më vonë, ndërsa ishte në mërgim në Shën Helenë tha: “Franca… ushtria… kreu i ushtrisë… Joséphine”.
Historia e Napoleonit dhe Jozefinës është ajo e dy individëve emocionalisht jofunksionalë e të lindur në një klimë revolucionare. Edhe pse dëshira e Napoleonit për të pushtuar nuk erdhi nga martesa e tyre e stuhishme, por dëshira e tij personale për të fituar, është e sigurt që prania e Jozefinës e forcoi shumë pozitën e tij politike.
E gjerësa marrëdhënia e tyre u trondit, pa dyshim nga tradhtia bashkëshortore nga të dyja palët, ata gjetën tek njëri-tjetri atë që i mungonte secilit, duke bërë kështu që të krijohej një respekt i ndërsjellë.
Zamoyski thotë se Napoleoni nuk e humbi admirimin e tij për stilin dhe inteligjencën e Jozefinës, duke besuar edhe në gjykimin e saj. Sapo Jozefina e ndjeu se ai ishte përkushtuar me të vërtetë ndaj saj dhe se mund t’ia jepte sigurinë që dëshironte, ajo u bë një shoqe besnike me përkushtim dhe një burim force për të. /Katror.info