Ed Sheeran befasoi adhuruesit kur u shfaq në një dyqan të Legos në Minesota, duke luajtur rolin e një shitësi.
Muzikanti britanik u shfaq në dyqan një ditë para performancës së tij të dytë në atë vend dhe shumë klientë u tronditën kur e panë në banak.
Ai kishte veshur një bluzë të kaltër dhe një përparëse të verdhë njësoj si shitësit e tjerë me të cilët ndihmonte në shitjen e lodrave të popullarizuara, duke bërë ndërkohë edhe foto me adhuruesit.
Sheeran e mbylli “ditën e tij të punës” me një kitarë në dorë dhe këndoi këngën e tij Lego House para turmës në qendrën tregtare.
Adhuruesit vunë re se si këngëtari, duke dalë nga dyqani, tregonte figura të reja Lego që i ngjanin atij, i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Autumn is coming”, d.m.th. “Vjeshta po vjen”, të cilën e kishte veshur në një koncert të fundit, prandaj po spekulohet se ai po paralajmëron një album të ri i cili duhet të dalë këtë vjeshtë./Katror.info