Pas reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin tash e sa kohë, kjo të paktën ka ndikuar pozitivisht në mbushjen e liqeneve, sidomos atij te Batllavës dhe Badovcit.
Ndonëse para disa ditësh u njoftua se liqeni i Batllavës tashmë ka arritur nivelin e tij maksimal, sot u njoftua se edhe Badovci ka arritur përfundimisht kuotën maksimale të kapërderdhjes, më 16 Qershor 2023.
Duke bërë thirrje për shpenzimit racional të ujit të pijshëm, KRU “Prishtina” ka përmendur fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014 kur nivelet ishin mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes dhe kishte rezerva të ujit vetëm edhe për një muaj. /Katror.info