Rruga “Rexhep Luci” në qendër të kryeqytetit pritet të shndërrohet në shesh deri tek tuneli i kësaj rruge në mënyrë që të mund të kalojnë sa më lehtë qytetarët.
Ndërkaq, nga tuneli e deri te rruga “Luan Haradinaj”, do të kenë qasje edhe automjetet, raporton Klan Kosova.
Një investim të tillë nga ana e komunës po e mirëpresin edhe vet banorët, por disa prej frekuentuesve të kësaj zone nuk po e kanë të njëjtin mendim.
Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, i tha Klan Kosovës se punimet për shndërrimin e rrugës “Rexhep Luci” në shesh, do të nisin këtë vit e pritet të përfundojnë shpejt.
Komuna e Prishtinës më herët ka paralajmëruar edhe zgjerimin e sheshit deri te katedralja “Nënë Tereza”.
Studio e arkitekturës SuperWien ia ka prezantuar komunës planin për zgjerim, ndërsa Banka Botërore është duke e mbështetur projektin. Projekti qe prezantuar ne Facebook nga nenrkyetari Zogaj.