Në fillim të vitit tjetër (14 Janar 2023) do të organizohet edicioni i dytë i ‘Ping Pong Business Tournament’.
Ky tournament i pingpongut organizohet për bizneset e regjistruara në Kosovë dhe luhet në ekipe, ku secili biznes duhet t’i këtë në ekip 3 lojtarë.
Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e Klubit të Pingpongut ‘Priping’.

Regjistrimi i bizneseve është i hapur dhe do të mbyllet në momentin që bëhen 16 ekipe pjesëmarrëse.
Shorti i turneut do të hudhet 1 javë para mbatjes së turneut.
Regjistrimin mund ta bëni këtu.
Mjetet e mbledhura nga ky turne do të shfrytëzohen për avancimin e gjeneratave të reja në Klubin e Pingpongut Priping.