katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    3 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    3 hours ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    4 hours ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    3 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    4 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    8 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    5 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    5 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Edison Pashko, violonçelisti shqiptar pjesë e Filarmonisë së Vjenës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Edison Pashko, violonçelisti shqiptar pjesë e Filarmonisë së Vjenës

Last updated: 08/01/2024 1:50 PM
242 Shikime
Shpërndaje
Foto: Living.al

“Çfarëdo që do të kisha zgjedhur të bëja në jetë, besoj që do ta kisha bërë shumë mire sepse, në çdo rast, do jepja gjithë veten time”.

Këto janë fjalët e para që thotë njëri prej violonçelistëve të Filarmonisë së Vjenës, Edison Pashko, vetëm ca minuta pasi ka përfunduar nata e dytë e koncertit tradicional të Vitit të Ri që mbahet prej vitit 1939 në sallën e artë të Musikverein të Vjenës.

Foto: LivingAl

Në një restorant të vogël spanjoll, në një prej rrugicave karshi operës, Edison Pashko vjen si në shtëpinë e tij. Aty është vendi ku kthehet sa herë pas koncerteve, për të pirë një gotë birrë austriake. Ai është vendi i bisedave të passhfaqjes. Natyrisht që të ftuarit mendojnë se nuk ka ç’diskutohet, pas magjisë muzikore që kanë kaluar, për më shumë se dy orë, por ja që ka. Kanë kaluar kaq shumë vite që kur Edisoni është aty sa tani s’i shmang dot shikimet për të parë se kush është ulur këtë herë në lozhë, kë ka në krah, kush është rikthyer, kush ka ardhur për herë të parë.

Mundesh me e lexu edhe…

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

“Emra të rëndësishëm në krye të politikës zgjedhin të ftuarit e tyre. Një prej tyre ka qenë një herë Fatos Nano, vetëm atë kujtoj të kem parë gjatë këtyre viteve nga politikanët shqiptar në koncertin e datës 1 Janar, në Vjenë. Megjithatë, muzika nuk e njeh dallimin mes njerëzve, ajo u flet vetëm zemrave të tyre, është e vetmja formë komunikimi që mund të bashkojë këtë botë të vështirë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pashko është pjesë e Orkestrës së Vjenës prej vitit 2010, ndërsa në vitin  2013 u bë pjesë e Filarmonisë së Vjenës.

Si arriti Edison Pashko deri këtu?

“Është fat, nuk është vetëm punë edhe përpjekje. Në përfshirje profesionale të këtyre përmasave padyshim që ka rol shumë të rëndësishëm fati! Sigurisht që kalon shumë e shumë filtra deri sa të mbërrish këtu, por pastaj nuk del më nëse nuk ke arritur moshën e pesnionit. Për aq sa mund të shohin të dashurit e mi në të kaluarën e të parëve të mi, unë jam i vetmi krijues i muzikës në famlije, deri tani. Nëna ime është kryesisht përgjegjëse për karrierën time; si dashamirëse e muzikës, ajo zgjodhi violonçelin për mua.”- tregon Edisoni ndërsa filtrat që u referohet, përveç profesionalizmit, përfshijnë edhe copëza nga paskuintat që njohim të gjithë, në çdo nivel artistik, në Shqipëri, Europë e përtej saj, dredhitë që hasin të gjithë! Megjithatë, në rastin konkret, si në pak të ngjashme, ç’është bërë është bërë, me të kapërcyer portën e sigurisë, nuk ka më vlerë asgjë; ke fituar përgjithnjë! “Me t’u bërë pjesë e orkestrës nuk lëviz më, dalim në pension prej këtej” thotë Pashko

Pashko lindi në Korçë dhe nisi të studionte violonçelon që në moshën gjashtë vjeçare, në kujdesin e Kostika Tantos e pas tij studioi me Spiro Tomen. E gjithë jeta e tij ka qenë muzikë. Në Akademinë e Arteve i vijoji studimet me Gëzim Laron dhe më pas, së pari prej një turi shfaqjesh të udhëhequra nga Zhani Ciko, që në fillim të viteve ’90, qëndroi në Austri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: LivingAl

“Studiova dhe u diplomova në vitin 1998 në Universitetin e Muzikës, në Graz. Pas kësaj, edhe për një vit tjetër studiova në Universitetin e Muzikës në Vjenë, dhe që prej këtij viti nisa si zëvendësues në Filarmoninë e Vienës për t’u bërë më pas anëtar i përhershëm, pak kohë më vonë”, shtoi Pashko

Kjo ishte koha kur nisi karriera orkestrale e Edison Pashkos që nuk nis e përfundon vetëm me Koncertin e Vjenës, sado që për rëndësinë dhe përmasën nuk e kalon asnjë përvojë tjetër.

“Ne jemi pjesë e orkestrës shtetërore prandaj edhe aktivitetet muzikore, sipas programit vjetor, janë të shumta dhe i kapërcejnë kufinjtë e Vjenës e të Austrisë. Në terma financiar, paguhemi nga shteti por në ngjarje si koncerti i fillimvitit, sponsorizimet janë kaq të shumta sa vetëm me këtë performancë mund të jetosh për një kohë të konsiderueshme”, por nuk mund të qëndrojë me famlijen në ditët kur të gjithë janë bashkë.

Koncerti i Vjenës është në tre ditë, nis më 30 Dhjetor, në 31 Dhejtor dhe në 1 Janar është kurorëzimi i festës që sheh gjithë bota, ndërsa në rrugicat e qendrës së qytetit koncerti përcillet në kohë reale, për gjithë turistët që e kanë zgjedhur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në Koncertin e Vjenës, çdo detaj është i rëndësishëm. Çdo gjë duhet të jetë saktësisht në vendin e vet për të përcjellë ndjenjën e gëzimit, përmes muzikës dhe baletit. Prandaj është e nevojshme, gjithmonë, të kemi predispozitën dhe përqëndrimin e duhur, të njëjtin, të pacënueshëm nga asnjë dhe asgjë tjetër, që shija të jetë e shkëlqyer.  Për shikuesin, duket rrjedhë e zakonshme, e lehtë në sy të parë, por nuk është kështu, kështu është vetëm ajo që duhet të duket sepse nga ana jonë, përjgegjësia është kaq e madhe për të kënaqur ata që supozohet të jenë dhe janë veshët më të ‘stërvitur’ të botës. Do ta vinin re një gabim. Në publik ka zonja vieneze që e kanë parë koncertin sa herë, nuk do të humbisnin asnjë ngërç”.

Foto: LivingAl

Ngjarja muzikore e botës që u krijua për të gëzuar njerëzit

Origjina e Koncerit të Vienës është 31 dhjetori i 1939, në Austrinë e aneksuar atëherë nga Gjermania naziste. Organizohet një koncert i jashtëzakonshëm për të mbledhur fonde që do t’i shkonin në ndihmë luftës. Programi u bë me vals dhe polka të gëzueshme nga Johann Strauss Jr., për të ngritur moralin e njerëzve. Në vitin 1941, ajo që që atëherë u bë “Koncerti i Johann Strauss” u zhvillua në mëngjesin e ditës së parë të vitit. Kështu lindi Koncerti i Vitit të Ri që, më pas, falë transmetimit në Eurovizion në 1958, pastaj në Mondiovision, u bë ngjarja më e njohur e muzikës klasike në botë.

Sot, më shumë se 90 vende e transmetojnë në radio dhe televizion një ngjarje që tërheq më shumë se pesëdhjetë milionë shikues dhe dëgjues, duke e bërë atë programin e dytë televiziv më të ndjekur në botë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: LivingAl

Meloditë më të famshme

Në Koncertin e Vitit të Ri nuk ka vend për improvizim. Gjithçka është e protokolluar sipasa ritualeve që priten me padurim nga publiku, veçanërisht ato që zhvillohen gjatë garave.

Së pari, zakonisht, luhet një polka e shpejtë. Pastaj është radha e “Danubit blu” të Johann Strauss Jr., i cili ndërpritet vazhdimisht nga duartrokitjet e publikut. Pas interpretimit të valsit më të famshëm vjenez, koncerti përfundon me tinguj jo më pak të famshëm si “Radetzky March” nga Johann Strauss senior, i cili është gjithashtu subjekt i një rituali shumë të vlerësuar. Që në notat e para, dirigjenti kthehet drejt audiencës dhe i fton dëgjuesit të duartrokasin në ritmin e muzikës, duke specifikuar, me drejtimin e tij, intensitetin.

Shorteu i biletave

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çdo vit, Filarmonia e Vjenës i ofron publikut jo një, por tri koncerte për të shënuar festat e fundvitit: provën e veshjes më 30 dhjetor, koncertin e darkës së Vitit të Ri dhe më të njohurin, atë të paradites së Vitit të Ri. Këto koncerte zhvillohen në sallën e artë të Vjenës Musikverein, një nga vendet më të famshme të koncerteve në botë, i njohur për bukurinë dhe akustikën e tij. Por ky tempull i muzikës klasike mund të mbajë vetëm 2000 njerëz. Shumë pak për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për këtë ngjarje të paarritshme.

Prandaj u vendos një sistem vizatimi. Për të marrë një biletë, duhet të regjistroheni gjatë muajit shkurt në faqen e Filarmonisë së Vjenës. Zyrtarët e zgjedhur kontaktohen rreth një muaj më vonë. Sa u përket çmimeve, duhet të llogarisni midis 20 dhe 500 euro për 30 dhjetor, 25 dhe 800 euro për 31 dhe 35 dhjetor deri në më shumë se 1000 euro për koncertin e 1 Janarit./Katror.info

Marrë nga Living.Al

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Edison Pashkofilarmonia e Vjeneslajme të miraopera vienezetop4TophomeViolencelisti shqiptar

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm WhatsApp do lejojë përdoruesit të zgjedhin vetë ngjyrën kryesore
Artikulli i ardhshëm Italia në këmbë: Pica me një përbërës ka nxitur rrëmujë të vërtetë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

4 Shikime
Lajme të mira

”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit

7 Shikime
Lajme të mira

Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?