Kirtikët e trendeve po sugjerojnë se burrat po i shtypin mendimet personale dhe stilin individual për t’u zhytur në “Instagrammable look”.
Qindra qifte në TikTok janë duke treguar atë që e përshkruajnë si “Efekti: E dashura” – se si të dashurat po ndikojnë që djemtë e burrat të vishen më mirë e me stil, gjithmonë nën ndikimin e të dashurave të tyre. Por, disa po hedhim mendime se ky fenomen është dëshmia më e re e asaj se njerëzit po shtyhen drejt të njejtit ‘trend’ estetik minimalist të nxitur nga presioni për t’u shfaqur në faqet e rrjeteve sociale.
Ky i ashtuquajturi “Girfriend Effect”, është shfaqur si një antitezë e një tjetër fenomeni të quajtur “Boyfriend Air”, ku thuhet se gratë kur fillojnë lidhjen me një burrë fillon të iu humbë shkëlqimi i stilit. Kur një kreator e evidentoi se e kundërta ndodhë për burrat, qifte të ndryshme filluan që të përgjigjen me fakte për atë që ndodh në lidhjen e tyre në lidhje me stilin, dukjen e veshjen.
Video të shumta janë shpërndarë me hashtagun #GirlfriendEffect me mbi 11 milionë shikime në TikTok gjatë javës së shkuar.
@gabesco Replying to @Jackie boys take this as a sign to listen to her advice #glowup #girlfriendair
♬ original sound – gabesco
Trendi filloi pasi kreatori 21 vjeçar Gabe Escobar mori miliona pëlqime për shpërndarjen e një serie fotografishë që dëshmojnë se si stili i burrave ka evoluuar për mirë qëkur kanë krijuar lidhje dashurie.
“Si djalë, unë kurrë nuk kam pasur ndonjë person që më ka dhënë këshilla se si të vishem” – tha Escobar në një intervistë për NBC Neës. Ai solli dëshminë e tij, se si në lidhje dashurie, e dashura ka ndikuar në të – duke i dhënë ide se çfarë të zgjedhë e të veshë, bluza, xhampera, pantalona e të tjera. “Kurrë nuk e kam pasë një stil për t’u mburrë, sepse e dashura ime po me sillte rrobat e reja” – ka thënë ai, duke përfundur se “Atëherë nuk kisha stil, por tani kam”./Katror.info