Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekipi i Kosovës në xhudo ka fituar edhe dy medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në Kampionatin Ballkanik U-18.
Ky kampionat u mbajt këtë fundjavë në Krushevë të Maqedonisë së Veriut.
Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se Blin Kuka, në peshën -90 kilogramë, u shpall kampion ballkanik për grup moshën U18 dhe shënoi katër fitore. Po ashtu, Uvejs Nesimi, në peshën -50 kilogramë, pati të njëjtin rezultat.
Jon Veseli, -66 kilogramë, u shpall nënkampion ballkanik. Ai shënoi katër fitore.
Ndërsa, Sidorela Dodaj, pesha -48 kg, u shpall medaliste e bronztë ballkanike, me tri fitore. /Katror.info
Përgatiti:
