Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekipi kosovar në paragllajdizëm ka shënuar një sukses të madh në garat në Ruman.
“Ekipi i Kosovës në paragllajdizëm ka zënë vendin e parë në Kupën Evropiane 2023, disiplina Precizion PGAEC, që u mbajt në Uroj të Rumanisë.
Ekipi ynë përbëhej nga pilotët: Fanol A Shala, Veton Sylaj, Eduard Daci. Menaxher: Avni Kuçi”, thuhet në njoftim./Katror.info