Dhjetë golat më të mirë të sezonit 2022/23 të Ligës së Kampionëve janë përzgjedhur nga paneli teknik vëzhgues i UEFA-s, me goditjen akrobatike të Erling Haaland për Manchester City kundër ish-klubit Dortmund që ka impresionuar më së shumti për të fituar Golin e Sezonit.
Dy gola nga lojtarët e Paris Saint-Germain zunë vendin dytë, respektivisht të tretë. Super goli i Kylian Mbappes në shtëpi ndaj Juventusit pas asistimit të Neymarit ishte i dyti, përpara përfundimit fantastik të Lionel Messit si mysafir të Benficas.
Lista me 10 golat më të mirë për këtë sezon sipas UEFA-s në Ligën e Kampionëve:
1 Erling Haaland ( Man City 2-1 Dortmund ) – Ndeshja 2 (Faza e grupeve), 14/09/2022
2 Kylian Mbappé ( Paris 2-1 Juventus ) – Ndeshja 1 (Faza e grupeve), 06/09/2022
3 Lionel Messi ( Benfica 1-1 Paris ) – Ndeshja 3 (Faza e grupeve), 05/09/2022
4 Darwin Nunez ( Liverpool 2-5 Real Madrid ) – Raundi i 16-të, 21/02/2023
5 Alejandro Grimaldo ( Benfica 2-0 Maccabi Haifa ) – Ndeshja 1 (Faza e grupeve), 06/09/2022
4 Darwin Nunez ( Liverpool 2-5 Real Madrid ) – Raundi i 16-të, 21/02/2023
5 Alejandro Grimaldo ( Benfica 2-0 Maccabi Haifa ) – Ndeshja 1 (Faza e grupeve), 06/09/2022.