Ekipi i Kosovës në ragbi, të dielën e kaluar, mundën ekipin e Shqipërisë 34-12, në garën për Kupën e parë Skanderbeg, raporton Katror.info.
Federata Kosovare e Ragbit, përmes një postimi nëFacebook, thanë se ishin dëshmitar të një momenti historik teksa Shqipëria dhe Kosova u përballen në fushën e Ragbit për Kupën Skanderbeg dhe kërkuan mbështetjen e vazhdueshme për këtë sport.
“Një falenderim i madh për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe tifozët që e bënë këtë ngjarje një sukses të jashtëzakonshëm. Le të vazhdojmë të mbështesim zgjerimin e sportit të Ragbit në rajonin tonë”, u tha tutje në postim.
Katror.info kishte raportuar ditë më parë se kjo ndeshje do mbahej pas fitores së ekipit kosovar ndaj atij të Malit të Zi muaj më parë.
Ndeshja e të dielës u zhvillua në Kukësi Arena dhe filloi në ora 13:00. Në po të njejtën ditë debutoi edhe skuadra Kosova U16 përsëri kundër ekipit të Shqipërisë./Katror.info