Sportisti shqiptar, Eklent Kaçi, është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e “dhjetëshit” për katër herë radhazi, transmeton albinfo.ch.
Ai u shpreh se që në moshën 8-vjeçare ai shikonte të mëdhenjtë se si luanin dhe për një vit e gjysmë arriti ta mësonte aq mirë bilardon saqë nuk kishte asnjë person në Laç që mund ta kalonte.
Më vonë ai u bë pjesë e Kampionatit Kombëtar të të Rinjve, ku doli kampion Shqipërie. Në këtë kohë, Enklent Kaçi ka qenë vetëm 11 vjeç.
Gjatë vitit të kaluar, Kaçi arriti shumë suksese, një ndër ta ishte në ‘UK Open’, një nga turnetë më të rëndësishëm të Matchroom Pool, pasi mundi gjermanin Joshua Filler me rezultatin 13-4, duke e fituar kështu titullin e kampionit./Katror.info