Ekonomia e Britanisë së Madhe ka regjistruar një ngritje të lehtë gjatë muajit shkurt, duke bërë që të rriten shpresat se është në drejtimin e duhur për të dalë nga recesioni.
Rritja ekonomikë ka qenë 0.1 përqind për muajin e dytë, thonë të dhënat. Rritja është shënuar tek prodhimi dhe përpunimi si fusha, sikurse edhe te industria e veturave, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Zyra e Statistikave Kombëtare njofton se sektori i ndërtimit është dëmtuar si pasojë e motit me shi.
Vlerësimet janë të hershme, por sinjalet janë që Britania e Madhe, e cila hyri në recesion në fund të 2023, është duke dalë që aty.
Liz McKeoën, drejtor i zyrës së statistikave ka thënë se kur shikohet përgjatë tre muajve, përfshirë shkurtin, del se ekonomia ka pasë rritje, për herën e parë që nga vera e kaluar. /Katror.info
Përgatiti:
