Një ekspeditë e re në vendin ku qëndron i fundosur titaniku, ka sjellë pamje të reja të anijes më të njohur në botë, por edhe prova se ajo po shpërbëhet me shpejtësi çdo herë më të madhe.
Një ekspeditë e re kërkimore në vendin ku qëndron Titaniku i fundosur, ka sjellë pamje dhe informata të reja nga anija më e njohur në botë.
Ekspedita, e organizuar nga RMS Titanik, një grup privat i cili i dedikohet ruajtjes së kujtimit për Titanikun dhe udhëtarët e tij, u zhvillua gjatë verës dhe gjatë së cilës dy robotë të specializuar nënujor kanë sjellë miliona fotografi dhe më shumë se 24 orë të pamjeve të reja të Titanikut.
Sipas anëtarëve të ekspeditës, qëllimi kryesor i projektit ka qenë dokumentimi gjendjes së tanishme të Titanikut dhe, krijimi i një harte 3-dimensionale të anijes dhe rrethinës së saj. Edhe pse momentalisht, është publikuar vetëm një pjesë shumë e vogël e materialeve të reja, pamjet kanë vërtetuar se kjo anije po shpërbehet me shpejtësi çdo herë e më të madhe dhe se pjesë të mëdha të anijes janë tani në prag të kolapsit.
Me këtë anëtarët e ekspeditës thonë se puna e tyre po bëhet edhe më e rëndësishme pasi që po tregohet se së shpejti do të mund të vije koha kur mbetjet e anijes do të jenë të pa identifikueshme./Katror.info