Shkencëtarët kanë zbuluar një proteinë të re, e cila duket se ndihmon bashkimin e spermës me qelizën vezë. E quajtur Maja, sipas perëndeshës greke të amësisë, proteina përfundimisht mund të ndihmojë mjekët të kuptojnë disa aspekte të infertilitetit.
Aktualisht, infertiliteti është i pashpjegueshëm për më shumë se gjysmën e grave që nuk mund të ngelin shtatzënë në mënyrë natyrale.
Në studimin e parë të këtij lloji, një ekip ndërkombëtar studiuesish të udhëhequr nga Universiteti i Sheffield krijoi vezë artificiale duke përdorur mijëra rruaza. Secila nga këto rruaza kishte një proteinë të ndryshme në sipërfaqen e saj. Sperma u lidh me rruazën e mbështjellë me proteinën Maja.
Gjeni që korrespondon me Majën u fut më pas në qelizat e kulturës njerëzore, e cila u bashkua me spermën në të njëjtën mënyrë. Profesor Harry Moore, hulumtuesi kryesor i studimit, parashikoi se zhvillimi do të “hapte rrugën për mënyra të reja për të trajtuar infertilitetin”.
Përgatiti:
