Ekspozita e Ramë Dardanisë, artistit shqiptar, që jeton në Zvicër, është hapur këto ditë në Milano, në Galerinë e njohur “Arcadia Gallery”,krahas disa artistëve nga vende të ndryshne të botës. Dardania është një piktor i shquar me një stil unik dhe shprehje të fortë artistike.
Siç thotë Dardania për Katror Media, ekspozitat e tij janë pritur mirë në shumë qytete të botës, duke i dhënë mundësinë publikut të shijojë talentin dhe vizionin e tij artistik.
Veprat e tij janë shfaqur në galeri prestigjioze dhe janë pjesë e koleksioneve private dhe publike.
Në Milano ai prezantoi serinë e tij të re të veprave të quajtura “Rrënjët e Imagjinatës”.
Ekspozita u prit mirë nga kritikët e artit dhe publiku, pas këti suksesi pikturat e tij do të transferohen në qytetin e lashtë në Romë ku do të ekspozohen në galerinë e njohur Medina Gallery.
Nga data 12 janar deri më 25, pas ekspozitës së suksesshme në Milano, pikturat e Ramës do të transferohen në Galerinë e njohur të Artit Medina në qytetin e bukur, në Romë të Italisë../Katror.info