Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro.
“E ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025, +55€ nga korriku 2025”, thuhet në postim.
Tutje thuhet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve. /Katror.info.