Festivali i Muzikës dhe Teatrit për Fëmijë “El Maestro” vjen këtë vit me një edicion të veçantë.
Sipas njoftimit koncertet do të ofrojnë një eksperiencë të pasur muzikore për të gjithë adhuruesit e artit. “Podiumi i Talenteve” do të sjellë katër koncerte unike, ku do të ngjiten në skenë muzikantë të rinj nga e gjithë Kosova për të dhuruar momente magjike dhe emocione të paharrueshme.
Ky festival do të mbahet në Salla Dyar, Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, me hyrje falas për të gjithë të interesuarit, përcjell Katror.info.
Programi i koncerteve:
26 Mars 2025
Podiumi Pianistik – 17:00
Podiumi Pianistik – 19:00
27 Mars 2025
Podiumi Kitaristik – 17:00
Podiumi Harkor – 19:00
Organizatorët vlerësojnë se ky është një rast i shkëlqyer për të mbështetur talentet e reja dhe për të shijuar muzikë cilësore në një ambient të veçantë. /Katror.info
Përgatiti:
