Hidayet Heydarov i Azerbajxhanit u shpall kampion evropian i xhudos për vitin 2023 në kategorinë deri 73 kilogramë. Spanjolli Salvador Cases fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova e Petru Pelivan i Moldavisë fituan medalje të bronzta.
Katërshja e podiumit evropian do të bashkohet në Prishtinë pas 11 ditësh. Më 16 dhjetor në kryeqendrën e Kosovës do të mbahet Kampionatin i Hapur Evropian. Është kjo ngjarje e re e Unionit Evropian të Xhudos, që dallon nga Kampionati i rregullt Evropian i xhudos.
Xhudistët pjesëmarrës do të garojnë në një kategori, atë deri 73 kilogramë. Mund të garojnë edhe xhudistët e kategorisë deri 60 kg dhe ata të kategorisë deri 66 kg. Por jo xhudistët me peshë më të madhe se 73 kg, raporton koha.
Ndërkohë xhudistet garojnë në kategorinë deri 57 kg. Do të ketë edhe xhudiste të kategorisë deri 52 kg, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë edhe xhudistet e kategorisë deri 48 kg.
Shumica e xhudistëve që do të paraqiten në Kampionatin e Hapur Evropian do të jenë të kategorisë deri 73 kilogramë. Dhe do të jenë elita evropiane, më të mirët e momentit./Katror.info