Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se fundmi pamjet e të bulevardit “Xhorxh Bush”.
Rama ka thënë se na presin momente të paharrueshme në shoqërinë e njëri -tjetrit.
Tutje ka treguar se do të ketë edhe koncerte me këngëtarët tanë të mirënjohur e shumë të talentuar.
“Na presin momente të paharrueshme në shoqërinë e njëri -tjetrit në Tregun e Fundvitit në bulevardin “Xhorxh Bush”, me ushqim, pije të ngrohta e muzikë të mrekullueshme.
Do të ketë koncerte me këngëtarët tanë të mirënjohur e shumë të talentuar.
Ejani dhe përjetoni momente të paharrueshme në Tregun e Fundvitit.”, ka shkruar Rama.
Për dekorimin e bulevardit George Bush, kryeqyteti ka ndarë 35 mijë euro, për të cilat ka specifikuar në detaje se si të realizohet.
Verë n’Dimën është aktivitet kulturor që Komuna e Prishtinës thotë se e “organizon për qytetarët e saj, si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike.”
Ky aktivitetnë prag të festave të fundvitit, thuhet se ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla. Këto biznese do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve ushqimore, suvenireve dhe kartolinave punëdore në shtëpizat e drurit, të cilat që nga viti i kaluar po vendosen në sheshin “George Bush”./Katror.info