U publikua episodi i parë i serialit “The Last of Us” dhe shikimet tejkaluan çdo pritshmëri.
Videoloja që kishte pushtuar botën me mbi 17.000.000 kopje shitura dhe mori komente shumë pozitive për historinë e saj tronditëse, por u shndërrua në një serial shumë të shtrenjtë, ku çdo episod kushtonte 10 milionë dollarë, me zombie dhe një histori të veçantë dashurie atërore.
Seriali televiziv u bë menjëherë një temë qendrore e diskutimit në mediat sociale.
Shikuesit me komente lavdëruese treguan përshtypjen e mirë që la episodi i parë.
Më konkretisht në IMDB, seriali u vlerësua me 9.7, si dhe në Rotten Tomatoes, me një vlerësim mesatar të audiencës prej 96%./Katror.info