katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    2 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    2 hours ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    3 hours ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    2 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    3 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    7 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    4 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    3 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Epoka e Inteligjencës Artificiale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Epoka e Inteligjencës Artificiale

Last updated: 01/05/2023 8:23 AM
107 Shikime
Shpërndaje
Foto: Canterbury AI

Kompanitë e mëdha teknologjike dhe Inteligjenca Artificiale. Gjigantët e teknologjisë po investojnë në Inteligjencën Artificiale. Secili po e bën këtë në mënyrën e vet, shkruan The Economist

Çfarë është arritur në këtë komunikim me video? Jared Spataro-s i duhen vetëm disa klikime për ta zbuluar. Kreu i softuerit të produktivitetit në Microsoft nxjerr një shirit anësor në Teams, një shërbim për konferencat me video, shkruan monitor.al.

Kalojnë 30 sekonda ndërkohë që një model i Inteligjencës Artificiale analizon një regjistrim të takimit të mbajtur. Më pas shfaqet një përmbledhje e saktë e gjithë takimit. Zoti Spataro nuk mund ta përmbajë entuziazmin. “Kanë kaluar kohërat e vjetra”, thotë ai me krenari.

Mundesh me e lexu edhe…

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Teams nuk është i vetmi produkt ku Microsoft ka përfshirë Inteligjencën Artificiale. Më 16 mars, kompania njoftoi se pothuajse të gjitha programet e saj të produktivitetit, duke përfshirë Word dhe Excel, do të pajiseshin me Inteligjencë Artificiale. Disa ditë më parë, Alphabet, kompania mëmë e Google, lajmëroi një shtojcë të ngjashme për produktet e saj, si Gmail dhe Sheets.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në muajt e fundit, njoftime të tilla kanë qenë shumë të shpeshta nga titanët amerikanë të teknologjisë. Openai, platforma në pronësi të Microsoft që krijoi ChatGPT, një bashkëbisedues kompjuterik i fuqishëm, lançoi edhe GPT-4, një version edhe më i fuqishëm, i mbështetur në Inteligjencën Artificiale. Amazon Web Services (AWS) ka thënë se do të zgjerojë një partneritet me Hugging Face, një tjetër firmë startup e Inteligjencës Artificiale.

Thuhet se Apple po vë në provë sisteme të reja në produktet e saj, duke përfshirë asistentin virtual Siri. Mark Zuckerberg, shefi i kompanisë Meta, tha se dëshiron të fuqizojë rrjetet sociale me Inteligjencë Artificiale. Më 21 mars, Google lançoi robotin e Inteligjencës Artificiale, të quajtur Bard, për të rivalizuar ChatGPT.

Kjo valë e madhe nismash është rezultat i një sërë modelesh të reja të Inteligjencës Artificiale të hedhura në treg, të cilat po kalojnë me shpejtësi nga laboratori në botën reale. Përparimi ka qenë aq i madh, sa që më 29 mars, një letër e hapur e nënshkruar nga më shumë se 1000 sipërmarrës të teknologjisë, bëri thirrje për një pushim gjashtëmujor në punën për ndërtimin e modeleve më të përparuara se GPT-4.

Pavarësisht nëse vendoset apo jo një moratorium i tillë, kompanitë e mëdha teknologjike nuk duan të rrezikojnë të mbeten mbrapa. Të pesë gjigantët e teknologjisë, pretendojnë se i kanë ngulur sytë si lazer mbi Inteligjencën Artificiale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fakti se çfarë nënkupton kjo në praktikë, ndryshon për secilin. Por dy gjëra tashmë janë të qarta. Gara për Inteligjencën Artificiale po nxehet. Dhe para se të nxjerrë një fitues, ajo po ndryshon mënyrën se si kompanitë e mëdha teknologjike e përdorin teknologjinë.

Inteligjenca Artificiale nuk është ndonjë koncept i ri për kompanitë e mëdha teknologjike. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pyeti ekipet e tij në vitin 2014, se si planifikonin ta përfshinin atë në produkte. Dy vite më vonë, Sundar Pichai, shefi i Alphabet, filloi ta përshkruajë firmën e tij si një “kompani që vendos në plan të parë Inteligjencën Artificiale”.

Në teknologji mbështetet mënyra se si Amazon shet dhe shpërndan produktet e saj, Google kërkon gjëra në internet, Apple merr porosi nëpërmjet mesazhit zanor Siri, Microsoft i ndihmon klientët të menaxhojnë të dhënat dhe Meta shërben reklama.

Pika e kthesës

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, modelet e reja të Inteligjencës Artificiale “gjeneruese”, të ngjashme me GPT-4, duket se janë një pikë kthese. Kjo u bë e qartë që në nëntor, me publikimin e ChatGPT, i cili mahniti me aftësinë njerëzore për të prodhuar gjithçka, nga planet e udhëtimit, e deri te poezitë.

Ajo çka i bën gjeneruese këto sisteme, janë “modelet e mëdha gjuhësore”. Këto analizojnë përmbajtjen online dhe në përgjigje të një kërkese nga një përdorues, parashikojnë fjalën e ardhshme në një fjali, pjesën e mbetur në një imazh ose notat në një melodi.

Shumë teknologë besojnë se kjo do të çojë në një epokë të re teknologjike. Në këtë këndvështrim, Inteligjenca Artificiale do të bëhet një shtresë teknologjike mbi të cilën mund të ndërtohen të gjithë llojet e softuerëve. Ndikimin e saj e kanë krahasuar me krijimin e internetit, të celularit smartphone dhe programit kompjuterik cloud.

Gjigantët e teknologjisë kanë gjithçka që u nevojitet për të shfrytëzuar epokën e Inteligjencës Artificiale: të dhëna, fuqi kompjuterike dhe me miliarda përdorues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata kujtojnë gjithashtu fatin e të mëdhenjve të dikurshëm, si Kodak dhe BlackBerry, të cilët nuk ecën në një hap me risinë dhe u zhytën në falimentim ose në harresë. Prandaj, gjigantët e sotëm të teknologjisë kanë nisur me vrull investimet nga të gjitha anët.

Në vitin 2022, ndërsa sektori i teknologjisë në tërësi po përjetonte një rënie aksionesh, pesë kompanitë më të mëdha teknologjike derdhën 223 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim, nga 109 miliardë dollarë në vitin 2019.

Foto: Monitor.al

Kjo vlerë ishte përveç shumës prej 161 miliardë dollarësh në shpenzime kapitale, e cila gjithashtu u dyfishua në tre vjet.

Natyrisht, jo të gjitha këto shpenzime shkuan për teknologjitë më të përparuara; një pjesë është shpenzuar për magazina, ndërtesa zyrash dhe qendra të të dhënave. Por një sasi e madhe e shpenzimeve përfundon gjithmonë në bastet e mëdha të kompanive teknologjike për të ardhmen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sot, basti është Inteligjenca Artificiale. Dhe kompanitë nuk janë treguar dorështrënguara. Zuckerberg kohët e fundit tha se Inteligjenca Artificiale ishte kategoria më e madhe e investimeve të kompanisë së tij. Në raportin e ardhshëm të fitimeve tremujore në prill, Alphabet planifikon të zbulojë për herë të parë madhësinë e investimit në Inteligjencën Artificiale.

Foto: Monitor.al

Investime të mëdha

Për të vënë në dukje konkretisht se si kompanitë po bëjnë baste për Inteligjencën Artificiale, dhe sa të mëdha janë këto baste, The Economist ka analizuar të dhënat mbi investimet e tyre: blerjet, lajmërimet për vendet e punës, patentat, dokumentet kërkimore dhe profilet e punonjësve në LinkedIn. Vëzhgimi nxjerr në pah burime serioze që po futen në teknologji.

Sipas të dhënave nga firma hulumtuese PitchBook, rreth një e pesta e blerjeve dhe investimeve totale të kompanive që nga viti 2019, përfshinte firma të Inteligjencës Artificiale, shumë më tepër se shpenzimet që shënjestrojnë kriptomonedha, blockchain dhe përpjekje të tjera të decentralizuara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas shifrave nga firma kërkimore PredictLeads, rreth një e dhjeta e ofertave të vendeve të punës të kompanive të mëdha teknologjike, kërkojnë aftësi në Inteligjencën Artificiale. Përafërsisht e njëjta pjesë e profileve në LinkedIn të punonjësve të kompanive të mëdha teknologjike, thonë se punojnë në këtë fushë.

Megjithatë, këto mesatare fshehin dallime të mëdha midis pesë gjigantëve të teknologjisë. Sipas matjeve të The Economist, Microsoft dhe Alphabet janë përpara në garë, ndërsa Meta ka mbetur paksa më mbrapa. Është gjithashtu interesant fakti se ku kanë vendosur t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre këto kompani.

Marrim investimet e tyre kapitale, duke filluar me ato që nuk janë blerje të drejtpërdrejta. Në katër vitet e fundit, firmat e mëdha teknologjike kanë marrë aksione në 200 firma gjithsej. Investimet në kompanitë e Inteligjencës Artificiale po përshpejtohen.

Që nga fillimi i vitit 2022, pesë kompanitë më të mëdha teknologjike së bashku kanë bërë afërsisht një investim mujor në specialistë të Inteligjencës Artificiale, sa trefishi i normës së tre viteve të mëparshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Microsoft udhëheq rrugën. Një në tre nga marrëveshjet e saj, ka përfshirë firma të lidhura me inteligjencën artificiale. Kjo është sa dyfishi i përqindjes së Amazon dhe Alphabet, sa gjashtëfishi i përqindjes së Meta-s dhe shumë herë më tepër se përqindja e Apple, e cila praktikisht nuk ka bërë asnjë investim të këtij lloji.

Basti më i madh i Microsoft është firma Openai, teknologjia e së cilës qëndron pas veçorive të reja të ofruara nga Microsoft dhe fuqizon një version të ri të motorit të kërkimit Bing. Pagesa prej 11 miliardë dollarësh që Microsoft thuhet se ka shpenzuar për Openai-n do t’i jepte gjigantit të softuerit 38% të aksioneve të firmës.

Investimet e tjera të mëdha të Microsoft përfshijnë D-Matrix, një firmë që prodhon teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për qendrat e të dhënave dhe Noble.AI, e cila përdor algoritme për të përmirësuar punën laboratorike dhe projekte të tjera në kërkim dhe zhvillim.

Microsoft është një blerës i madh i firmave startup të mbështetura në Inteligjencën Artificiale. Gati një e katërta e objektivave të tij të blerjes, përqendrohen në këtë fushë. Kjo është një përqindje e ngjashme me kompaninë Meta, e cila parapëlqen blerjet në vend të investimeve të pjesshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ashtu si me aksionet e kapitalit, pjesa e blerjeve të Alphabet në Inteligjencën Artificiale, është më e vogël se ajo e Microsoft, që nga viti 2019.

Por këto, së bashku me aksionet e kapitalit, po formojnë një strukturë të frikshme të mbështetur në Inteligjencën Artificiale, një nga shtyllat e së cilës është DeepMind, një laborator i Inteligjencës Artificiale me seli në Londër, që Google e bleu në vitin 2014. DeepMind ka arritur disa nga përparimet më të mëdha në këtë fushë, si AlphaFold, një sistem për të parashikuar formën e proteinave, dhe që është kritik për zbulimin e ilaçeve.

Ndërkohë, gati gjysma e blerjeve të Apple janë në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ato variojnë nga AI.Music, e cila kompozon melodi të reja, deri te Credit Kudos, që përdor Inteligjencën Artificiale për të vlerësuar aftësinë kreditore të aplikantëve për kredi.

Blerjet e Apple kanë qenë historikisht të vogla, vëren Wasmi Mohan nga Banka e Amerikës, por ato kanë prirjen që të kthehen më shpejt në produkte.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ashtu si me investimet, edhe punësimi në kompanitë e mëdha teknologjike, po rritet.

Vendet e lira të punës të ofruara nga Google, Meta dhe Microsoft, sot kanë më shumë gjasa të kërkojnë ekspertizë në Inteligjencën Artificiale, sesa në tre vitet e fundit. Që nga viti 2019, 23% e ofertave të punës të Alphabet, kanë qenë të lidhura me Inteligjencën Artificiale. Në vend të dytë ishte Meta, me 8%.

Sot shifrat janë përkatësisht 27% dhe 18%. Sipas të dhënave nga LinkedIn, një në katër punonjës në Alphabet përmend aftësitë në Inteligjencën Artificiale në profilin e tij (Apple dhe Amazon mbeten shumë mbrapa). Greg Selker nga firma kërkimore Stanton Chase, vëren se kërkesa për talent në fushën e Inteligjencës Artificiale, mbetet e madhe, pavarësisht nga shkarkimet e fundit nga puna në këto kompani.

Zeta Alpha, një firmë e cila gjurmon kërkimin shkencor, ka vëzhguar numrin e punimeve të botuara ku të paktën një nga autorët punon për një kompani të caktuar. Midis viteve 2020 dhe 2022, Alphabet publikoi rreth 9,000 punime në Inteligjencën Artificiale, më shumë se çdo institucion tjetër korporativ ose akademik. Microsoft publikoi rreth 8,000 dhe Meta 4,000 apo më shumë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Meta, në veçanti, po fiton një reputacion si një kompani më e hapur dhe më pak diskrete në publikimin e punimeve të saj. Biblioteka e saj softuerike, e quajtur PyTorch, ka qenë e disponueshme për këdo; që nga shkurti, studiuesit mund të përdorin lirisht modelin e saj të gjerë gjuhësor. Kjo, thotë Joelle Pineau, e cila drejton programin e kërkimit të hapur të Meta-s, e ndihmon kompaninë të tërheqë mendjet më të zgjuara.

Po ta përshtasim numrin e punëve kërkimore të kompanisë Meta me të ardhurat dhe numrin e punonjësve, që janë shumë më pak se ato të Alphabet ose Microsoft, dhe po të marrim parasysh vetëm punimet më të cituara, atëherë firma e Zuckerberg kryeson tabelën e ligës kërkimore.

Ajay Agrawal, nga Universiteti i Torontos, thekson se kjo hapje sjell dy përfitime, përveç tërheqjes së talenteve. Inteligjenca Artificiale me kosto të ulët mundëson që krijuesit të krijojnë më lehtësisht përmbajtje online, duke përfshirë tekste dhe video, që tërheqin më shumë vëmendje në rrjetet sociale të Meta-s.

Dhe kjo mund të dëmtojë biznesin e Alphabet, Amazon dhe Microsoft, të cilët po përpiqen të shesin modele të Inteligjencës Artificiale përmes platformave të tyre cloud.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra, firmat më të fuqishme të teknologjisë, po garojnë me vrull. Dhe bastet e tyre në Inteligjencën Artificiale tashmë kanë filluar të japin frytet e veta, duke i bërë operacionet e kompanive më efikase (departamenti i financave i Microsoft, i cili përdor Inteligjencën Artificiale për të automatizuar 70-80% të miratimeve vjetore të faturave, tani i kërkon një chatbot-i gjenerativ të shënojë faturat me pamje të dyshimtë); dhe duke krijuar produkte të reja teknologjike me një ritëm më të shpejtë.

Katër muaj pasi ChatGPT pushtoi imagjinatën e botës, Microsoft dhe Google kanë paraqitur sisteme si versioni i ri i Bing, apo Bard. Alphabet dhe Meta ofrojnë një mjet që gjeneron reklama duke u mbështetur në objektivat e reklamuesve, si rritja e shitjeve ose fitimi i më shumë klientëve. Microsoft po vë në dispozicion teknologjinë e Openai-t për klientët e platformës së tij cloud, Azure.

Falë partneriteteve me prodhues modelesh si Cohere dhe Anthropic, përdoruesit e AWS-së, mund të përdorin më shumë se 30 modele të mëdha gjuhësore. Google gjithashtu po tërheq ndërtuesit e modeleve të Inteligjencës Artificiale në renë e tij kompjuterike.

Shumë shpejt, AI.Music dhe Credit Kudos mund të shfaqen në shërbimin e transmetimit muzikor dhe ofertën financiare të Apple, ose një chatbot i Amazon mund të këshillojë blerje që përputhen me dëshirat e blerësve.

Gjigantët e teknologjisë mund të kapen ende në befasi nga rivalët. Sasia e burimeve që po investojnë në teknologji, pasqyron dëshirën e tyre për të shmangur këtë skenar.

Pavarësisht nëse do të kenë sukses apo jo, një gjë është e sigurt: këto janë vetëm fillimet modeste të revolucionit të Inteligjencës Artificiale. Monitor.al. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
TAGGED:intelegjenca artificialeLifestyleTeknologjia

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Të ftuarit më ikonikë në “Carpool Karaoke” me James Corden!
Artikulli i ardhshëm Atraksionet më të mbivlerësuara të Evropës dhe ku të shkoni në vend të tyre!
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

A e dini sa pajisje përdorin iOS 18?

4 Shikime
Life Style

Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI

7 Shikime
Life Style

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?