Shërbimet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar nga mjekët që të përgatiten për një epokë të re të identifikimit të kancerit, pasi një studim zbuloi se një test i thjeshtë gjaku mund të dallonte lloje të shumta kanceri te pacientët përpara se të shfaqnin simptoma të qarta.
Studimi i realizuar nga ‘Pathfinder’ ofroi testin e gjakut për më shumë se 6,600 të rritur të moshës 50 vjeç e lart dhe zbuloi dhjetëra raste të reja të sëmundjes, shumica në një fazë të hershme.
Kjo është hera e parë që njerëzimi përmes të ashtuquajturit test ‘Galleri’, kërkon ADN-në e kancerit në gjak dhe u kthehen pacientëve dhe mjekëve të tyre rezultat për të drejtuar identifikimin e kancerit dhe çdo trajtim të nevojshëm, përcjell Only Good News Daily.
Ky test po përshkruhet si një ‘ndryshues i lojës’ i mundshëm nga NHS England, kompani e cila pas një viti do të raportojë rezultatet nga një studim i madh që përfshin 165,000 njerëz.
Mjekët shpresojnë se testi do të shpëtojë jetë duke zbuluar kancerin mjaft herët, në mënyrë që operacioni dhe trajtimi të jenë më efektiv.
Përtej identifikimit të kancerit, lajm i mirë është se testi parashikon se ku është zhvilluar, duke i mundësuarve mjekëve përshpejtim të punës për gjetjen dhe konfirmimin e kësaj sëmundje.