Qeveria e Japonisë ka dhuruar një donacion që përmban pajisje mjekësore me vlerë prej 1 milion euro për spitalet e disa komunave të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë ceremonisë së pranimit në spitalin ‘Dr Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, tha se ky donacion është një dhuratë jashtëzakonisht e rëndësishme në ndërtimin e kapaciteteve diagnostikuese për spitalet e Kosovës.
Sipas tij, Mitrovica është zgjedhur për ta pranuar në mënyrë solemne këtë donacion, sepse pikërisht ky qytet ka nevojë për shumë ndihmë, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë në Kosovë, është shprehur i lumtur për donacionin, i cili do të ndihmojë më tej sektorin shëndetësor në Kosovë.