Era Istrefi dhe Don Xhoni, pak javë më parë u komentuan në media pas një video ku shiheshin bashkë.
Ata u komentuan për një lidhje të mundshme, por tani zbuluan se çfarë po ‘zihet’ mes tyre.
Dyshja po vjen me një këngë të përbashkët, teksa, ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.
Kënga publikohet sonte në mesnatë në orën 23:59.
“Ne vendosim vibe-in vjeshtës, shihemi të enjten në 23:59”, kanë shkruar Era dhe Don Xhon në mbishkrimin e fotografisë të përbashkët në Instagram.