Sukeset ndërkombëtare të të rinjëve kosovar çdo ditë e më tepër po shtohen.
Ndonëse me prejardhje nga një vend i vogël, një shtet i sapo formuar, vajzat e djemtë tanë po ia dalin të integrohen dhe të bëhen pjesë e universiteteve me renome botërore.
Rasti i ngjashëm është edhe me Erblina Sejdiun, një vajzë e re e lindur në Prekaz të Skënderajit.
Erblina Sejdiu, përfundimit të studimeve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e Universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Master në Universitetin Georgetown në Washington D.C, dhe e mbështetur nga fondacioni Fullbright dhe Ambasada Amerikane.
Së fundmi, me një ceremoni madhështore, të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve u shpërblye me diplomë masteri në fushën e drejtësisë./Katror.info