Në Teatro Real, në shfaqjen e të hënës, Ermonela Jaho mori vëmendjen me portretizimin e saj të Adriana Lecouvreur, duke tejkaluar praninë e familjes mbretërore të Spanjës dhe figurave të famshme si Plácido Domingo.
Për paraqitjen mbresëlënëse të sopranos shqiptare, shkroi edhe gazeta spanjolle, El Confidential.
Performanca intensive e Jahos, veçanërisht në skenën e fundit të vdekjes, tregoi lidhjen e saj të thellë emocionale me rolin, deri në atë pikë sa thuajse e shkëputi trupin nga shpirti.
Përkushtimi i saj e preku thellë publikun, edhe pse ata e duartrokitën kur ajo do ta preferonte një dalje të qetë nga skena, ende e zhytur në fatin tragjik të personazhit.
Produksioni i David McVicar i Adriana Lecouvreur u vlerësua për elegancën dhe thellësinë e partiturës së Francesco Cilea-s, të sjellë në jetë nga dirigjenti Nicola Luisotti, drejtimi delikat i të cilit plotësoi paraqitjen emocionale të Jaho-s.
Inskenimi, ndonëse klasik dhe i rafinuar, shmangu polemika, ndryshe nga produksionet e mëparshme në Teatro Real. Kjo shfaqje shënon herën e parë që opera është vënë në skenë në Real, duke e bërë atë një ngjarje të rëndësishme në historinë e teatrit./Katror.info