Etno Fest po fillon Edicionin e 13-të. Me një program të gjerë me shfaqje teatrale, poezi, muzikë, performanca kontemporane dhe baleti, vepra arti e shumëçka.
Etno Fest është një ngjarje kulturore qe mbahet në fshatin Kukaj të Komunës së Prishtinës gjatë periudhës së verës. Festivali ka një karakter multimedial, me tre programe të bazuara në traditë: shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar në traditë.
Ky festival do mbahet për 8 ditë rresht nga data 13 deri më 20 gusht, në fshatin Kukaj.
Ndërkaq përmbajtjen e programit për secilën ditë mund ta gjeni këtu