“Akordet e Kosoves” që dikur ishte festivali më i madh shqiptar në Ballkan, po rigjallëron trashëgiminê e kulturës muzikore përmes digjitalizimit.
Dy të rinjtë, Tringa Sefedini dhe Enis Bytyçi, me mbështetjen e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”, financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë ndërmarrë një hap të madh – digjitalizimin e arkivit të festivalit, i cili mund të jetë i qasshëm në faqen e internetit “Arkivi i Festakordet”, njofton Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP Kosovo).
Ky festival për shumë vite mblodhi entuziastë dhe artistë në një skenë muzikore multikulturore. Përmes këtij festivali mund të rijetoni magjinë e melodive që kapërcejnë kohën.
Kjo nismë dokumenton historinë e festivalit të famshëm përmes zgjidhjeve digjitale dhe e bën atë lehtësisht të qasshëm për muzikantët, etnografët, sociologët dhe të gjithë të tjerët që e duan muzikën dhe shijojnë një udhëtim në korsinë e kujtesës. /Katror.info