Çdo platformë e mediave sociale mendon për video më të gjata.
Vitin e kaluar, TikTok rriti gjatësinë maksimale të një postimi video nga tre minuta në dhjetë minuta. Instagram Reels ndoqi shembullin, duke rritur gjatësinë maksimale prej 60 sekondash në 90 sekonda në qershor.
Ndërsa, Meta bëri të ditur se Facebook Reels mund të jetë gjithashtu deri në 90 sekonda.
Meta po lançon gjithashtu mjete më kreative për krijuesit e Facebook Reels, të gjitha këto ishin lançuar tashmë për Instagram Reels muaj më parë, duke i bërë disa njerëz të besojnë se Meta i testoi ndryshimet fillimisht në Instagram Reels përpara se t’i kalonte në Facebook Reels.
Pothuajse të gjitha mjetet e reja duket se janë imitime të mjeteve tashmë të disponueshme në TikTok./Katror.info