Nëse je prej njerëzve që ka qejf me ekperimentu n’kuzhinë, por edhe me provu receta t’vendeve t’ndryshme – ke hy n’artikullin e duhur. Megjithatë, mos dil prej artikullit, pa e rujtë recetën meksikane t’fajitave me pulë dhe perime.
E mbushun plot shije prej specave dhe mishit t’pulës, por edhe erëzave, peta e tortillës me pak salcë kosi e pak sos pikant asht krejt çka t’duhet për mos me u mendu dy herë e me i përvëjelë mangët për me e përgatitë këtë specialitet. Edhe s’ka kushedi çfarë filozofie, veç ama ka pak marifet. E këtë ma s’miri e sheh ma poshtë vet.
PËRBËRËSIT:
2 gjoksa pule
1 spec i madh i kuq
1 spec i madh i gjelbër
1 qepë e madhe (qoftë e bardhë, qoftë e kuqe)
8 lugë gjelle vaj ullini
8 petë për tortilla / fajita
1 lugë t’mesme biber i kuq
1 lugë e mesme vegetë
1 lugë çaji hudhër pluhun
1 lugë çaji këri (Curry powder)
1 lugë çaji qepë pluhur
Limon ose limetë (opsionale)
- Advertisement -
HAPI 1:

preji specat dhe qepën n’fije t’gjata. Njejtë preje edhe gjoksin e pulës.
HAPI 2:

Shto perimet dhe fijet e mishit n’nji enë t’thellë. Shto erëzat e vajin dhe përziji mirë.
HAPI 3:

Fërgo perimet e mishin e pulës n’tigan deri sa mishi t’fërgohet plotësisht. Përziji perimet kohë gjatë përgatitjes. Kjo procedurë ish dashtë me zgjatë dikund rreth 15-20 minuta.
HAPI 4:

Nxeji petët e tortillave apo fajitave n’furrë ose n’mikrovalë p[ër 2 minuta. Shtoja secilës petë mixin me perime dhe mish pule. Shto pak lang t’freskët limeteje ose limoni, pak salcë kosi dhe sos pikant po deshe. Poashtu, ne ta rekomandojmë me i shtu pak edhe magdanoz t’freskët për ekstra shije. Copëzat e avokados poashtu janë diçka që po pate mundësi veç çka e ban edhe ma autentike pjatën. Shijo!/katror.info
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/