Michelle Gurevich, është kantautore kanadeze, që njihet për baladat e saj melankolike dhe tregimet emocionale. E kësaj radhe e kemi përzgjedh këngën e saj “Kosovo”, që i dedikohet vendit tonë të dashur.
Kosovo so portret melankolik për Kosovën
- Kanga u lansu më 6 nëntor 2024 si pjesë e albumit të saj të vlerësuar “It Was the Moment”.
- Kanga ‘Kosovo’ është homazh i pasojave që luftërat jugosllave kanë lënë pas në Ballkan, si dhe luftën për identitet në një Kosovë të pasluftës.
Zëri i thellë i Gurevich, i kombinuar me instrumentet minimaliste, e tërheq dëgjuesin në një bisedë intime rreth humbjes, shpresës dhe rindërtimit.
Teksti i këngës është i mbushur me imazhe poetike, duke ndërthurur narrativat personale me temat universale të mbijetesës dhe dëshirës. Gurevich fokusohet në elementin njerëzor të konfliktit – familjet, ëndrrat e shtyra dhe vullneti i palëkundur për të ecur para.
- Kritikët kanë lavdëruar aftësinë e saj për ta trajtuar një temë të ngarkuar me fakte historike duke e kthyer atë në një poezi emocionale, dhe duke e kthyer dhimbjen në art që rezonon përtej kufijve.
Kënga ndërthur në vete ndikimin kulturor dhe emocional të konfliktit të Kosovës, veçanërisht në mesin e dëgjuesve që s’kanë njohuri për historinë e trazuar të rajonit.
- Kanga është frymëzuar nga rrëfime të vërteta dhe historitë personale të refugjatëve kosovarë që takoi gjatë udhëtimeve të saj në Evropë.
- Videoja përcjellëse e kangës u ndikua nga kinemaja ballkanike.
Pavarësisht natyrës së saj delikate, kanga është përqafuar nga komunitetet e diasporës si një pasqyrim i kujtesës së tyre kolektive.
Në Youtube numëron 18,548 shikime.
Tekstin e gjen’ ktu.
Për autoren – Michelle Gurevich
Michelle Gurevich është këngëtare-kantautore kanadeze, e njohur edhe me emrin e saj të mëparshëm skenik “Chinawoman”. Muzika e saj ndikohet nga trashëgimia e saj ruse dhe është përshkruar si rock i ngadaltë dhe “lo-fi pop”. Si vajza e një balerine Kirov dhe një inxhinieri nga Leningradi, ajo u rrit duke dëgjuar koleksionin e prindërve të saj të disqeve sovjetike dhe evropiane të viteve ’70.
Michelle Gurevich debutoi për herë të parë në Kosovë me koncertin e saj për Kino Lumbardhi, më 24 qershor 2022./Katror.info