Vikendin po e nisim me nji kangë premierë të këngëtarit austriak The Kid LAROI.
- The Kid LAROI ka publikuar kangën e re të quajtur “I Can’t Go Back To The Way It Was (Intro)”, një shije e parë e albumit të tij të ardhshëm debutues që do të publikohet s’shpejti, “The First Time”.
- Kanga u prodhua nga Omer Fedi, Ojivolta, Jasper Harris & Blake Slatkin.
- “I Can’t Go Back To The Way It Was (Intro)” shpalos LAROI-n duke reflektuar mbi ngjarjet e trishtueshme të së kaluarës që lanë një përshtypje të qëndrueshme tek ai, nga humbja e të dashurve e deri te vështirësitë me të cilat u përball me nënën e tij ndërsa ai luftonte për t’i përballuar problemet.
Albumi “The First Time” do të mbërrijë në fund të këtij viti dhe do të ndjekë serialin mixtape të reperit australian, “F*ck Love”.
“Kam bë gjëra që e dija se ishin të gabim,” thuhet në një pjesë të tekstit.. “Por koha thjesht vazhdon të ecë përpara / Dhe pa marrë parasysh se në cilën mënyrë vrapoj / nuk mund të kthehem siç ka qenë”.
- Fundi i klipit zbulon datën e publikimit të këngës së radhës nga ‘The First Time’, duke njoftuar se ‘Love Again’ do të publikohet të premten e ardhshme (27 janar).
- The Kid LAROI – i njohur ndryshe si Charlton Howard – njoftoi se albumi i tij debutues ishte në rrugë javën e kaluar, më 12 janar, përmes një video që e postoi në llogaritë e tij në mediat sociale. “Nuk e harron kurrë herën e parë”, tha ai në video.
Kanga deri tani është 17-ta trending n’Youtube.
Dëgjim t’kandshëm :)/Katror.info