Festat e fundvitit sjellin atmosferën më të bukur të vitit dhe për tifozët Argjentinas, këto festa vijnë me emocione akoma më të forta. Fitimi i Kupës së Botës ka sjellë lumturinë për këdo në Argjentinë, lumturi e cila i shtohet festës së Krishtlindjeve.
Një urim i veçante vjen në rrjete sociale nga Kombëtarja e Argjentinës ku shihet një fëmijë i vogël i cili vrapon poshtë pemës për të zbuluar dhuratën e tij. Brenda në të do të jetë trofeu i Kupës së Botës. Djaloshi e merr në dorë dhe falenderon heroin e gjithë popullit, Leo Messin. “Faleminderit Papa Lionel” thotë djaloshi dhe më pas puth trofeun e lavdishëm.
“Falemnderit Papa Lionel! Dhurata më e çmuar është në shtëpi. Urime të gjithë argjentinasve”, lexohet në përshkrimin e klipit të shkurtër.
Në Argjentinë, Babadimri njihet si Papa Noel, por emri i është ndryshuar në këtë rast për nder të Lionel Messit.