Një adoptim i pazakontë ka ndodhur në Teksas. Një çift ka vndosur që ta “adoptojë” një plak të lagjes.
Sharaine Caraballo dhe burri i saj Wilson takuan 82-vjeçarin Paul Callahan në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë, familja me tetë anëtarë u afruan me fqinjin e tyre, Paul, i cili luante rolin e ‘gjyshit’ për fëmijë, transmeton Good News Network.
Një menaxhere e pensionuar e Texas Instruments, gruaja e Paulit fatkeqësisht vdiq gjashtë muaj përpara se familja të shpërngulej në lagje dhe Sharaine mendon se familja e saj siguroi një strehë të rëndësishme për Paulin.
“Një nga frikërat e mia më të mëdha ishte takimi me fqinjët tanë të rinj. Po pyesja veten se cilët do të ishin dhe si do të ishin”, tha Sharaine. “Kur Paul na priti në lagje, e dija se kisha bërë zgjedhjen e duhur.”
Sharaine dhe Wilson ishin vërtet të shqetësuar kur u transferuan në lagjen e re, por mirëpritja e ngrohtë e Paulit vërtet i ndihmoi ata të qetësoheshin, duke u ofruar pronarëve të rinj këshilla dhe ndihmë për të gjitha llojet e çështjeve me të cilat po përballeshin me shtëpinë e tyre të re.
Fëmijët e Sharaine e duan Paulin po aq sa ajo dhe i moshuari bën përpjekje të mëdha që edhe ata të ndihen si në shtëpinë e tyre. Aq sa Pali e ka ndihmuar familjen, Sharaine mendon se familja e saj luajti një rol të rëndësishëm në muajt që pasuan vdekjen e gruas së Paulit.
“E pyeta se çfarë e tërhoqi atë tek ne dhe ai tha se ishte një person shumë social dhe se ai u rrit me shumë fëmijë,” tha ajo. “”Kështu u rrita, shtëpia ime ishte gjithmonë ku rrinin të gjithë.” Ai është gjithashtu i fundit nga vëllezërit e motrat e tij, të cilët kanë vdekur të gjithë.”/ Katror.info