Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë një të arritur me qytetarët përmes rrjetit të tij social, Facebook.
Në një video të publikuar Rama njofton hapjen e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në lagjen e Veternikut.
Sipas kryetarit Rama, kjo qendër do të ofrojë shërbim parësor shëndetësor për të gjithë qytetarët e Veternikut, si dhe lagjet përreth.
Sa i përket stafit Rama thotë se janë punësuar edhe mjekë të cilët kanë ardhur edhe nga shtete tjera.
”Kemi punësuar një numër të madh të mjekëve, disa prej tyre kanë ardhur edhe nga shtetet e tjera, siç është nga Britania”, shprehet Rama në videon e bashkëngjitur më poshtë: /Katror.info