Vazhdimi i dhjetë i sagës “Fast and Furious” do të nisë shfaqjen në kinema në prill të vitit 2023 – njofton Entertainment Weekly.
Xhirimet për vazhdimin e dhjetë të filmit filluan në janar të vitit 2022, ndërsa regjisor është Justin Lin. Ai ka drejtuar pesë filma të franshizës së popullarizuar deri më tani, përfshirë pjesën e nëntë.
Ende nuk ka shumë detaje, por pritet kthimi i anëtarëve kryesorë të familjes. Dihet se Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e kastit për shkak të mosmarrëveshjeve me Vin Diesel.
Jason Statham pritet të kthehet pasi u shfaq shkurtimisht në filmin “Fast 9”, kurse thuhet se Gal Gadot do ta shohim në rolin e Gisele, edhe pse personazhi i saj u vra në “Fast & Furious 6”./Katror.info