Federata e Xhudos së Kosovës do të nënshkruajë sot Deklaratën ndërkombëtare “Brighton Plus Helsinki”, një iniciativë që promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat në sport.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Swiss Diamond Hotel në ora 11:00, në kuadër të ngjarjes së organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me International Working Group on Women & Sport (IWG).

Xhudistja olimpike Nora Gjakova do të përfaqësojë Federatën e Xhudos së Kosovës në nënshkrimin e deklaratës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përkushtimin e federatës për fuqizimin e grave dhe vajzave në sport.
Federata e Xhudos së Kosovës fton të gjithë përfaqësuesit e mediave të jenë pjesë e këtij eventi./Katror.info











