Festivali Muraleve, “Mural Fest Kosova”, ka thënë në një postim në rrjetin social Tiktok se në qytetin e Ferizaj-it janë realizuar më shumë se 100 murale.
“Ferizaj po ndryshon ngjyrë! Falë Mural Fest Kosova, çdo ditë qyteti ynë po bëhet një galeri e hapur urbane”, thuhet tutje në postim.
Mural Fest Kosova i lansuar fillimisht si projekt artistik në vitin 2016 dhe i zhvilluar në një organizatë joqeveritare, udhëhiqet nga Lebibe Topalli dhe përpos stafit të përhershëm, ka në kuadër të vet edhe artista vullnetarë të cilët shprehin talentin e tyre nëpër mure të ndryshme në Ferizaj e në vende jashtë tij.
Po ashtu, në kuadër të artistave, Mural Fest përmban edhe artistë ndërkombëtarë të cilët bashkëpunojnë me ata vendor për të sjellur punime të reja.
Më poshtë mund të ndiqni videon e postuar nga ky organizim në rrjetin social Facebook./Katror.info