Misioni i Japonisë, SLIM (Smart Lander for Investigating Moon) do të synojë një pjerrësi të butë, afër një krateri ekuatorial të quajtur Shioli.
Kjo vjen pas dështimit këtë muaj të një kompanie private amerikane për të arritur sipërfaqen hënore.
Statistikisht, është vërtetuar shumë e vështirë të ulesh në mënyrë të sigurt në satelitin natyror të Tokës. Vetëm rreth gjysma e të gjitha përpjekjeve kanë pasur sukses, shkruan BBC.
Agjencia hapësinore e Japonisë (Jaxa) shpreson se teknologjitë e navigimit preciz të integruar në Slim do të jenë në favor të kësaj agjensie. Këto teknologji janë prapa pseudonimit të misionit “Snajper i Hënës”.
Kompjuteri në bord i zbarkuesit do të përdorë përpunimin e shpejtë të imazhit dhe hartën e kraterit për t’u përpjekur të arrijë brenda 100 m (330 ft) nga pika e synuar e uljes
Slim është vendosur të fillojë manovrat e zbritjes nga një lartësi prej 15 km (9 milje) në mesnatën e së shtunës, sipas kohës standarde të Japonisë (e premte 15:00 GMT)./Katror.info