Edicioni i 14-të i Festivalit të Animacionit Anibar dë të mbahet në Pejë.
Sipas komunikatës zyrtare ky festival do të filloj nga data 17 deri më 23 korrik, me temën ‘’Love’’ (Dashuri).
‘’Ne gërmojmë në dimensionet e shumta të dashurisë, duke hedhur dritë në kompleksitetin e saj dhe duke zbuluar manifestimet e saj të ndryshme. Përgjatë shtatë ditëve të festivalit, programi ynë artistik do t’ju zhysë në një kaleidoskop të çudirave të animuara, dhe përmes kësaj teme ne do të eksplorojmë fuçinë transformuese të lidhjeve njerëzore’’, thuhet në komunikatë.
Trajleri i këtij animacioni është realizuar nga animatori estonez, Sander Joon.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi të realizuara nga ekipi i ”Anibar” me të drejtat autoriale të: Agon Mehmeti, Flakon Zharku, Ferdi Limani. /Katror.info






Përgatiti:
