katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinë: Sot nisin punimet në rrugën “Enver Maloku”
    2 hours ago
    Kosova dhe Irlanda, partneritet në rritje në fushën e mbrojtjes
    2 hours ago
    Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje lokale
    2 hours ago
    Greta Thunberg në Reporting House: Njerëzit në Kosovë të dashur, të hapur dhe zemërgjerë me mua
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Me biçikleta nga Zvicra në Gjilan: Vëllezërit udhëtojnë 1600 km për atdheun
    5 minutes ago
    Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë
    17 minutes ago
    Tri komuna arbëreshe në Itali – zona të mbrojtura kulturore
    2 hours ago
    UP: 22 vende të lira për doktoratë për vitin akademik 2025/’26
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “HAPU 2025” sjell art ndërkombëtar në Prishtinë dhe Gjakovë
    2 hours ago
    Njeriu i 180+ rekordeve botërore thyen edhe një rekord
    2 hours ago
    Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet
    32 minutes ago
    Beyonce ribashkon Destiny’s Child në turneun Cowboy Carter
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    1 day ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    1 day ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    3 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    2 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    3 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    4 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    6 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Festivali i Këngës: Premtime për skenë madhështore dhe surpriza të mëdha
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Festivali i Këngës: Premtime për skenë madhështore dhe surpriza të mëdha

Last updated: 18/10/2024 7:21 AM
74 Shikime
Shpërndaje
Foto: RTK

Pak ditë para nisjes së edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, organizatorët kanë shpalosur detaje konkrete rreth organizimit dhe anës artistike. Është bërë e ditur se performuesit do të ngjiten në skenë më madhështore sivjet. 

Në një konferencë për gazetarë, Adi Krasta zëvendësdrejtor i RTK-së dhe drejtor i festivalit  tha se RTK është në përgatitjet e fundit të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës, i cili mbahet më 24, 25 e 26 tetor.

“Sa shumë kanë punuar edhe më përpara për të mbërritur në këtë ditë. Është një festë e kryeqytetit, e gjithë vendit dhe e gjithë shqiptarisë, sepse ka një shikueshmëri e përcjellje jashtëzakonisht të lartë në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe gjithë mërgatën shqiptare kudo në botë”, tha në një konferencë për gazetarë Adi Krasta.

Mundesh me e lexu edhe…

Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Megjtihatë, theksi kryesor në konferencë për medie ka qenë buxheti. Me krejt këto, organizatorët premtojnë festë të jashtëzakonshme që shpalos vlerat muzikore të skenës vendore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një lloj “strategjie”, me të cilën parashihej vetaftësimi i Radiotelevizionit të Kosovës për të organizuar një ngjarje madhore si Festivali i Këngës, ka rënë në ujë. Përderisa në edicionin e kaluar Ministria e Kulturës kishte ndarë 300 mijë euro për Festivalin, ndërsa RTK-ja nga buxheti i vet kishte dhënë 50 mijë euro, dy vjet më pas parashihej që anën financiare ta merrte transmetuesi publik. 

Për organizimin e edicionit të dytë, Ministria do të ndante 250 mijë euro, ndërsa 100 mijë transmetuesi. Vitin e ardhshëm, të dyja palët do të ndanin nga 150 mijë euro.

Krasta ka thënë se transmetuesi publik është në situatë shumë të keqe financiare dhe se për këtë shkak, midis dy palëve është nënshkruar një aneks memorandumi. 

“Unë i jam lutur Ministrisë së Kulturës edhe vjet dhe sivjet që Ministria e Kulturës të mos e zbatojë dinamikën e memorandumit, se Radiotelevizioni është në situatë shumë të keqe financiare. Iu luta atyre që ne të nënshkruanim një marrëveshje, të cilën e kemi nënshkruar shumë vonë, një aneks memorandumi, që ata edhe sivjet do të japin shifrën 300 mijë euro”, ka thënë Krasta, derisa ka bërë të ditur se shuma e njëjtë për Festivalin është vendosur edhe për edicionin e ardhshëm. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Buxheti i festivalit edhe këtë vit është 350 mijë, nga të cilat 300 mijë edhe këtë vit do t’i japë Ministria dhe 50 mijë do t’i japë Radiotelevizioni i Kosovës. Vitin që vjen, unë nuk jam në gjendje të them çfarë do të ndodhë, por në planifikimin që drejtoria e përgjithshme dhe financat e RTK-së kanë bërë këtë vit, edhe për vitin që vjen është vendosur shifra 350 mijë”, ka thënë ai në konferencën ku hapësira për pyetje u është dhënë vetëm gazetarëve të RTK-së dhe atyre të Radio Kosovës. 
Ka thënë se mbi 83 mijë euro të buxhetit do të shpenzohen për paga, 190 mijë për mallra dhe shërbime, ndërsa për shpenzime të tjera operacionale do të shpenzohen mbi 26 mijë euro. Sipas tij, RTK-ja po bën “një festival shumë të madh me shpenzime jashtëzakonisht të vogla dhe të mirëkontrolluara”. 

Derisa ka folur për anën artistike, ka bërë të ditur se pjesën tjetër të programit, pos prezantimit të 16 këngëve garuese, do ta ndërtojë grupi “Lindja”, këngëtari Alban Skënderaj e artisti shqiptar me emrin skenik Stanaj. Ka lënë befasi një “surprizë të nivelit shumë të lartë të festivalit”. Ka thënë se krahasohet me “vlera sanremoze të Festivalit të Këngës”. 

Ai i ka bërë publikë edhe moderatorët e edicionit të dytë: kantautori Genc Salihu, bashkë me aktoren Drita Kabashi. 

Salihu ka thënë se muzika e lehtë është vlerë kombëtare, ndërsa ka tërhequr paralele midis Festivalit të Këngës në RTK dhe “Akordeve të Kosovës”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Konsideroj se muzika zbavitëse apo e lehtë është një vlerë kombëtare, të cilën duhet ruajtur. Ajo e ka shtëpinë në festival. Kjo është diçka tradicionale, e cila në Itali, Kroaci, Shqipëri, ka qenë dikur edhe në Kosovë – ‘Akordet…’. Ky është një lloj riinkarnimi i ‘Akordeve të Kosovës’. Jam shumë i lumtur dhe po ndihem si në shtëpinë time”, ka thënë Salihu në konferencë. 

Aktorja Kabashi është shprehur optimiste se ata të dy do të vazhdojnë me ritmin e dyshes së vitit paraprak. 

“Lumturi shumë e madhe që këtë vit do ta prezantoj festivalin. Jam gëzuar jashtëzakonisht shumë kur ekipi i Festivalit ma ka ofruar këtë mundësi. Jam aktore dhe ky është një teatër i tillë, por muzika ka qenë gjithmonë pjesë e imja. Përputhja e këtyre dy botëve është një gjë shumë e bukur”, ka thënë Kabashi. 

Edicionin e parë të mbajtur në fundtetor të vitit të kaluar e kishin prezantuar vetë drejtori i festivalit, Adrian Krasta dhe moderatori Besim Dina. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe sivjet salla e djegur e Pallatit të Rinisë, siç kishte ngjarë edhe vitin e kaluar – kur fitoi “Oj Kosovë” e artistit Arbër Salihu i njohur si La Fazani – do të jetë hapësira  ku do mbahet festivali.

Të dhënat për përmbajtjen e festivalit i ka dhënë drejtori artistik i Festivalit të Këngës në RTK, Florent Boshnjaku. 

“Sivjet i kemi 16 këngë në konkurrim. Festivali do të jetë për tri net. Në natën e parë dhe të dytën do të prezantohen të gjitha këngët, ndërsa në finale shkojnë gjysma e tyre. Kjo është pjesa e garës, edhe pse unë parapëlqej ta quaj festë, por në fund të ditës është një fitues. Unë mendoj se është fitues i festës, jo i festivalit. Është diçka që juria e vlerëson, publiku e pëlqen dhe këngët që janë pjesë e festivalit do të mbesin gjithmonë si të tilla dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë, që ato të kenë jetëgjatësi dhe jo vetëm të kryhet një obligim që kryhet për tri ditë”, ka thënë ai. 

Solistët bashkë me Orkestrën e RTK-së veçse janë duke mbajtur prova në Atelienë e Pallatit të Rinisë. Boshnjaku premton një tjetër rrugëtim mahnitës muzikor, derisa ngjarjen e ka konsideruar platformë unike për artistët./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    UP: 22 vende të lira për doktoratë për vitin akademik 2025/’26
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Vetëm për 5 muaj diaspora solli gjysmë miliard euro në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Greta Thunberg në Reporting House: Njerëzit në Kosovë të dashur, të hapur dhe zemërgjerë me mua
TAGGED:Festivali i KengeslajmeRTKtop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Giorgio Armani hap zemrën në intervistën me Corriere della Serra
Artikulli i ardhshëm Pilates dhe përfitimet e jashtëzakonshme për trupin dhe mendjen

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Prishtinë: Sot nisin punimet në rrugën “Enver Maloku”

6 Shikime
Lajme

Kosova dhe Irlanda, partneritet në rritje në fushën e mbrojtjes

11 Shikime
Lajme

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje lokale

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?