katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Presidentja shpall 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    14 hours ago
    BE shpreh shqetësim për bllokadën politike në Kosovë
    14 hours ago
    Maqedonci pret në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë
    15 hours ago
    Osmani shpërndan Kuvendin, pritet shpallja e datës së zgjedhjeve
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Katër kadetë të FSK-së përfundojnë Akademinë Ushtarake në Gjermani
    16 hours ago
    Filharmonia dhe Opera me koncert premierë sonte në Prishtinë
    2 days ago
    ME nis fazën e parë pilot për pajisjen me Identitet Elektronik (eID)
    3 days ago
    AGK fuqizon gazetarët e rinj në raportimin mjedisor përmes nismës “EcoVoices”
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Johann Wadephul: Jam fans i Dua Lipës
    15 hours ago
    Elon Musk: “E ardhmja do ta bëjë paranë të parëndësishme”
    17 hours ago
    “Project Prometheus”- Jeff Bezos po lanson një startup të ri të Inteligjencës Artificiale
    2 days ago
    Shefi i Google thotë se asnjë kompani nuk është imune nëse shpërthen fluska e AI-së
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tartë me dardha, mjaltë dhe djathë gorgonzola
    14 hours ago
    Benefitet e lëngut të shegës
    2 days ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    3 days ago
    25 sanduiçet më të mira në botë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar
    14 hours ago
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    2 days ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    3 days ago
    Roma shpallet destinacioni kryesor gastronomik në botë
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Festivali i Teatrove në Ferizaj, mes traditës e synimit për afërsi me publikun
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Festivali i Teatrove në Ferizaj, mes traditës e synimit për afërsi me publikun

Last updated: 14/08/2024 11:57 AM
271 Shikime
Shpërndaje
Foto: Meteoalb

Njihet si festivali me historinë me të gjatë në Kosovë, Festivali i Teatrove në Ferizaj këtë vit pritet ta nisë edicionin e 54-t prej 1 deri më 6 shtator. Me gjithë këtë histori e me një numër aktivitetesh të cilat nuk kufizohen vetëm me shfaqje teatrale, ky edicion synon që të shkojë vetë te shikuesi, jo domosdoshmërisht ta presë atë në shtëpinë e vet, teatrin e qytetit të Ferizajt “Adriana”, shkruan Koha.net.

Por mbi të gjitha bëhet fjalë për tetë shfaqje teatrale të cilat vijnë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, ai i Tiranës si dhe i Shkupit.

Veç repertorit qendror të përbërë nga shfaqjet më të suksesshme të këtyre dy viteve të fundit, që pritet të jetësohen në teatrin “Adriana”, si nikoqir të vazhdueshëm të festivalit, teatrin ky edicion do ta shpjerë edhe nëpër skutat e qytetit të Ferizajt. Aty ku rëndom nuk pritet të zënë vend performancat e tilla, do të vihen dritat te hapësira të ndryshme alternative që në esencë bërtasin për rolin e teatrit.

Mundesh me e lexu edhe...

Foda komenton shortin: Do të jetë ndeshje e barabartë

Drejtori artistik i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, regjisori Besim Ugzmajli, në një prononcim për KOHËN, ka përmendur pikërisht këtë përpjekje të vazhdueshme që çdo vit, nëpërmjet festivalit të sillen risi. Njëra ndër to një punëtori e vyer për këdo të interesuar të mësojë më tepër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne çdo vit bëjmë përpjekje maksimalisht që të kemi prurje të reja në festival si nga përmbajtja ashtu edhe për nga temat. Për shembull këtë vit kemi pasur kujdes të veçantë që të sjellim një punëtori që flet për teatrin dhe luftën të cilën e kemi titulluar ‘Lufta e Katërt Botërore’ dhe do të realizohet nga regjisori maqedonas Gjorgji Rizeski”, është shprehur Ugzmajli.

Kjo punëtori do të jetë mundësi për çdo artist, aktor, regjisor, interpretues, koreograf, a dramaturg që të eksplorojë pyetje të mëdha ekzistencialiste të cilave rëndom përgjigja u kërkohet te arti. Nëpërmjet kësaj punëtorie gjithëpërfshirëse synohet të eksplorohen nuancat e konflikteve, cenueshmërisë së njerëzimit në përgjithësi, por epilogu i saj i cili është i veçantë në llojin e vet synon diçka tjetër.

Krijimi i shfaqjeve në rrugë nuk është praktikë e shpeshtë, por këtë e ka për objektiv festivali i cili pas tri ditësh punëtori ligjëruar nga Gjorgji Rizeski, synon të hyjë thellë te publiku, e kjo çarje përkon dhe me objektivat e vetë festivalit.

“Përmes performancave në kuadër të festivalit ne promovojmë që teatrin ta afrojmë më afër qytetarit dhe që ky teatër i rrugës të ndodhë në qytetin e Ferizajt, nëpër hapësira si nënkalime të ndryshme, nëpër qytet në mënyrë që teatri të udhëtojë tek ata e jo shikuesi te teatri. Edhe teatri të udhëtojë drejt shikuesit që në këtë mënyrë të imponohen tregime e ngjarje teatrore sa më afër qytetarit ferizajas dhe mysafireve përgjatë ditëve të festivalit”, ka shtuar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç këtyre hapësirave alternative ku do të zhvillohet teatri, në këto ditë të festivalit do të ketë dhe aktivitete të tjera që kalojnë skenën. Në Galerinë e Arteve në qytetin e Ferizajt do të jetë e disponueshme ekspozita “Teatri Ilegal” nga artisti Sovran Nrecaj, ndërkaq pjesë e programit 6 ditorë do të jenë edhe diskutimet që këtë radhë do të përbëhen nga dy panele respektive që trajtojnë luftën dhe teatrin si dhe marrëveshjet e themelimit të fondit të përbashkët teatror midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapat e parë të së cilit qenë vendosur në kuadër të “Prizren Festit”, një muaj më parë.
Teatri Shqiptar nga Shkupi do ta hapë këtë edicion të 54-t me shfaqjen “Mishi i egër” nga Goran Stefanovski, ndërkaq festën pas shfaqjeve, e cila karakterizohet me ndejat tradicionale tashmë, do ta bëjë grupi “Asgjë sikur dielli”.

Në mes të imponimit të teatrit, përçimit të mesazheve përmes tij, festimit të tij e mundësive për të rinjtë, Festivali i Teatrove të Ferizajt synon që kështu ta shënojë edhe një vit tjetër në pesë dekadëshin e tij.

Festivali i Teatrove në Ferizaj kishte nisur në vitin 1970 dhe përgjatë kësaj periudhe u organizua edhe në rrethana të jashtëzakonshme. Është prej festivaleve më të vjetra në vend, por ky nam shkon edhe përtej kufijve e në rajon. E vitin e kaluar, në edicionin e 53-të “Udhëtimi i gjatë drejt natës”, nën regji të Iliriana Arifit, prodhuar prej Teatrit Kombëtar të Kosovës, kishte marrë çmimin kryesor. Shkumbin Istrefi kishte marrë çmimin për aktorin më të mirë, e Aurita Agushi për aktoren më të mirë. Ndërkaq çmimi për regjinë më të mirë i kishte takuar regjisorit Ilir Bokshi për shfaqjen “Gënjeshtari”. Vjet Ministria e Kulturës nuk e kishte përkrahur këtë festival në thirrjen vjetore për përkrahje të projekteve artistike e kulturore. Ky fakt kishte quar shumë pluhur në komunitetin artistik. Më pas MKRS-ja ishte ofruar që përkrahjen ta bënte nëpërmjet një memorandumi të bashkëpunimit. Por Festivali i Teatrove në Ferizaj kishte vendosur që ta refuzojë synimin e Ministrisë së Kulturës që ta mbështesë këtë ngjarje nëpërmjet një memorandumi të bashkëpunimit. Këtë vendim festivali e kishte marrë si “akt qëndrese e solidariteti”./Koha.net/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    PDK, LDK, AAK e Nisma: S’ka votë as për buxhet, as për Qeveri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sot mbahet seanca për Qeverinë Konjufca
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e Zvicra luajtën baraz në Prishtinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Parasocial” është fjala e vitit sipas Cambridge Dictionary
TAGGED:festivali i Teatrova Ferizajlajme të mirateatri mbarekombetarteatrottop3tophome2tradita

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Green Fest nis sot, nën moton ‘Lum na’
Artikulli i ardhshëm FBK njofton klubet për organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar

17 Shikime
Lajme

BE shpreh shqetësim për bllokadën politike në Kosovë

23 Shikime
Lajme

Osmani shpërndan Kuvendin, pritet shpallja e datës së zgjedhjeve

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?