U deshën gjashtë muaj që FIFA 23 të kapërcejë rekordet e mëparshme për sa i përket shitjeve. Kjo e bëri FIFA 23 lojën më të shitur në serinë 30-vjeçare, si dhe lojën më të suksesshme të futbollit në histori. Megjithatë, numri i përgjithshëm i kopjeve të shitura të lojës nuk është zbuluar.
Electronic Arts zbuloi se FIFA 23 pa një rritje 31% më të lartë të të ardhurave në tremujorin e parë të vitit 2023 sesa FIFA 22 vitin e kaluar. Ata gjithashtu theksuan se shitjet e lojës u rritën ndjeshëm në tregun amerikan – deri në 50 për qind, shkruan Katror.info.
Ky rezultat historik është sigurisht një arsye për kënaqësinë e aksionerëve dhe investitorëve të Electronic Arts. Megjithatë, në të njëjtën kohë, është disi shqetësuese duke pasur parasysh se EA po i thotë lamtumirë markës FIFA këtë vit dhe do të vazhdojë serinë me një emër tjetër – EA Sports FC.
Sa do të ndikojë kjo në rezultatet e shitjeve – do të shohim në të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm./Katror.info