Filharmonia e Kosovës do të organizojë dy mbrëmje koncertale dedikuar veprave për piano të Ludwig van Beethoven më 5 dhe 7 nëntor 2025, duke filluar nga ora 19:30 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit.
Pesë pianistë do të shoqërohen nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe do të interpretojnë secili nga një koncert për piano dhe orkestër të kompozuar nga Beethoven, nën drejtimin e dirigjentit Peter Valentovič.
Më 5 nëntor do të interpretohen koncertet nr. 1, 2 dhe 4, ndërsa më 7 nëntor do të vijojnë koncertet nr. 3 dhe 5.
Ky cikël i koncerteve ofron një mundësi unike për adhuruesit e muzikës klasike të përjetojnë veprat më të njohura të Beethovenit në interpretim të pianistëve dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Biletat dhe informacionet e mëtejshme janë të disponueshme online./Katror.info











