Sonte institucioni më i lartë i muzikës në vend, Filharmonia e Kosovës, do të performojë në qytetin e Gjakovës vepra nga kompozitorët Brahms, Weber dhe Dvorakv.
Koncerti mbahet në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”. Në rolin e solistit do të paraqitet klarinetisti Ardit Ibrahimi, përderisa koncerti do të dirigjohet nga Lirjona Sylejmani. Koncerti do të organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi në ora 20:00./ Katror.info
