Filmi i regjisores Dea Gjinovci, me producent Ilir Hasanaj dhe prodhim të Unseen Films, pati një shfaqje private në fshatin Makermal, aty ku janë realizuar xhirimet, shkruan Katror.info.
Kjo mbrëmje speciale riktheu protagonistët Asllan Gjinovci dhe Leart Gjinovci, së bashku me aktorët lokalë nga Makermali dhe Skenderaj, duke i ribashkuar edhe me pjesën tjetër të ekipit punues: Ilir Hasanaj, Jetmir Zenalaj, Samir Karahoda, Njomza Haziraj, Rita Hasani, Korab Mala, Jonila Muriqi, Pajtim Krasniqi, A R B R Ë S H Ë, Vesa Shahini, Ana Morina dhe Armand de Benoist de Gentissart.
Shfaqja u mbështet nga DokuFest, ndërsa filmi, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, pritet të nisë së shpejti rrugëtimin e tij në festivale ndërkombëtare./Katror.info.